Mësohet se çka i shtyri mjekët të heqin dorë nga greva

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.

Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që mjekët e QKUK-së kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiun.

Gjatë këtyre takimeve është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të pagave, pas rishikimit të buxhetit.

I kontaktuar nga Insajderi, Bedri Braha, njëri ndër organizatorët e grevës, tha se  institucionet kanë afat deri në qershor që t’i përmbushin kërkesat e tyre, për t’i kategorizuar pagat e punëtorëve shëndetësor.

Ndryshe, nëse këto kërkesa nuk përmbushen, ai deklaroi se greva do të rikthehet prapë.

“Pas takimeve që kemi pasur ne si grevist me Ministrin Uran Ismajli, dhe përfaqësuesit tjerë të sektorit shëndetësor kemi arritur marrëveshje që greva të pezullohet deri në qershor, atëherë kur do të bëhet edhe rishikimi i buxhetit të shtetit. Me rishikimin e buxhetit neve na u është premtuar që do të bëhet edhe kategorizimi i pagave, sipas standardeve të aplikueshme të BE-së”, ka thënë Braha

Ai nuk specifikoi se sa duhet të jetë paga që këta punëtorë po e kërkojnë.

“Tani për tani nuk mund të them shumë. Mirëpo, pagat duhet të jenë në bazë të shkollimit që e kemi” tha Bedri Braha.

E sa i përket presioneve politike që kanë mundur të kenë grevistët, ai u përgjigj shkurt duke thënë se ai personalisht nuk ka pasur asnjë lloj presioni, duke shtuar se për të tjerët nuk mund të flas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme