Samsung nuk e ka ndërmend të ndalet me prodhimin e smartfonëve.
Pas lansimit të Galaxy S8, Samsung po planifikon gjithashtu të lansojë këtë vit edhe smartfonin Galaxy Note 8, transmeton lajmi.net.
Note 8 pritet të lansohet gjatë muajit gusht, siç ka ndodhur edhe me smartfonët e tjerë të modelit të njëjtë.
Ky smartfon do të ketë ekran 6.3 inç pa korniza, kamerë të dyfishtë 12 dhe 13 mega pikselë e gjithashtu sensor për gishtrinjë në ekran.