Para pak çastesh ka ndodhur një incident me armatosur në Reçicë të Tetovës, ku është edhe selia e BDI-së, me ç’rast një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Siç raporton Alsat M, personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur janë S.R. dhe F.M. gjithashtu nga Kumanova. Mësohet se F.M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Deri më tani policia ka ndaluar dy persona si të dyshuar për përfshirje në sulm.