Mësoni sa fitojnë presidentët e rajonit: Do t’ju befasoj paga e Vucicit!

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës marrin pagën më të lartë në raport me pagën mesatare.

Sipas të dhënave të fundit zyrtarë, pagën më të lartë mujore e ka presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, më pagë mujore prej 3 mijë e 322 eurove.

Sipas të dhënave publike, presidenti i Serbisë ka një pagë trefishtë më të ulët se sa fqinjët kroatë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Aleksandar Vucic merr 1.083 euro në muaj, që është paga më e vogël presidenciale në rajon, transmeton gazetametro.net

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic në muaj fiton 2 mijë e 423 euro.

Më pak se 2 mijë euro në muaj marrin presidenti i Maqedonisë dhe presidenti i Shqipërisë . Gorgi Ivanov ka pagë mujore për 1 mijë e 250 eurove, ndërsa Ilir Meta 1 mijë e 425 euro.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi merr pagë mujore 2 mijë e 873 eurosh./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme