Lionel Messi ka lënë të kuptohet se do t’i interesonte të luante për klubin e ri të David Beckhamit, Miami, në të ardhmen.
Ish-ylli anglez, dje u bë pronar i klubit nga Major League Soccer dhe tha se dëshiron të sjellë emra të mëdhenj në skuadrën e tij, transmeton Express.
Ndërkohë, sot përmes një mesazhi në rrjetin social, Lionel Messi i uroi Beckhamit gjithë të mirat për klubin e ti, i cili megjithatë nuk do të garojë deri më 2020.
“Përshëndetje David, së pari urime! Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë me projektin e ri në këtë hap të ri që ke ndërmarrë dhe, kush e di, brenda pak viteve mbase do të më telefonosh”, ka thënë Messi. /Express/