Messi lajmërohet pas fitores: U kthyem, morëm forcë dhe luajtëm një tjetër ndeshje të madhe – përpara Argjentinë

 

Kombëtarja e Argjentinës siguroi sonte kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja argjentinase eliminoi sonte Kroacinë në gjysmëfinale, pasi fitoi me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.

Messi shkëlqeu edhe sonte, duke shënuar gol dhe regjistruar gjithashtu një asistim.

Pas ndeshjes, 35-vjeçari ka reaguar përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”.

“NË FINALE! Ne u kthyem për të marrë forcë për të luajtur një tjetër lojë të madhe. Faleminderit shumë të gjithëve që i besuan këtij grupi!!! Përpara Argjentinë! Tëgjithësëbashku”, shkroi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Argjentina do të presë fituesin nga ndeshja e nesërme gjysmëfinale, mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet nga ora 20:00.

Finalja e madhe e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme