Mësuesit shqiptarë do t’i nënshtrohen vlerësimit psikologjik dhe social, ministrja Kushi: Do nisim fushatë ndërgjegjësimi në shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se do të nisë vlerësimi psiko-social fillestar për çdo mësues në sistemin arsimor të vendit tonë.


Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Kushi tha se do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për ndalimin e dhunës në shkollë dhe trajtimin e çdo rasti specifik me në fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.

Njoftimi i ministres Evis Kushi:

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

– së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

– të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

– të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme