Mësuesja që u bë simbol i rezistencës në Ukrainë, i lutet Putinit: Ndaloje masakrën përpara se shumë fëmijë të mbeten jetimë

Nëna e një fëmije Olena Kurilo, një edukatore kopshti, ishte në banesën e saj në Chuhuev, Ukrainë, kur rusët nisën sulmet.

Gruaja ukrainase, e cila u bë simbol i rezistencës, ka dhënë një mesazh për Vladimir Putinin.

52-vjeçarja Olena Kurilo, e cila u fotografua jashtë shtëpisë së saj në Chuhuev e gjakosur, ka treguar se ka ende cifla xhamash të ngulitura në lëkurë dhe sy, e ka frikë për shikimin e saj. Ajo ka një lutje për Putinin, që të ndalojë këtë agresion dhe të vendosë qetësinë në vend.

Gruaja rusisht-folëse, fytyra e gjakosur e së cilës u bë imazhi ikonë i luftës së pështirë në Ukrainë, ka fajësuar Vladimir Putinin për masakrën.  Olena Kurilo, 52 vjeç, u fotografua (lart) jashtë shtëpisë së saj të shkretë në një imazh që përmbledh tmerrin e një konflikti në të cilin mijëra kanë vdekur tani

“Pasi Putin bëri deklaratën e tij duke njohur LPR [Republikën Popullore Luhansk] dhe DPR [Republikën Popullore të Donetskut], ne e pamë me kujdes situatën.

“Ne menduam se një zhvillim politik, por nuk e menduam se do të kishte luftë. Asnjëherë nuk kisha menduar se do shihja vdekjen time me sy, ishte një nga makthet më të tmerrshme që kam parë”, tha Kurilo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme