Në shkollën Bajram Curri në Durrës, një mësuese ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të klasës së katërt dhe I ka ofenduar tw ata, transmeton Gazeta Metro.
Në videon tronditëse që është bërë publike nga emisioni investigativ “Stop” shfaqet me zë dhe figurë një mësuese e cila ushtron dhunë ndaj nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.
Bedrie Kastrati quhet mësuesja e cila jep lëndën e matematikës duke përdorur përpos dhunës, edhe fjalë banale dhe ofenduese të tipit: “Kuçkë, Pise!”
Raportohet se nxënësit janë të një moshe të vogël, konkretisht, 10-vjeçarë, në klasën e katërt.
Shqipëria tash e një kohë ka problem me dhunën në shkolla dhe kopshte./gazetametro.net