“Sot, pata nderin të takoj Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta në një takim të përzemërt të diskutojmë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Maqedoninë.
Presidenti shqiptar e vlerësoi lart kontributin e Lëvizjes Besa, si një lëvizje e re politike, e cila në mënyrë dinjitoze i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, duke u angazhuar për mirëqenie për të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë”, – shkruan në FB kryetari i Lëvzjes BESA, Bilall Kasami.