Meta dekretoi datën e re për zgjedhjet lokale, reagon Rama
Menjëherë pas konferencës për shtyp të paralajmëruar nga presidenti Meta në orën 14:30, ku shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale, më 13 tetor 2019, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter.
Rama u bën thirrje qytetarëve ta mëshirojnë presidentin dhe e quan datën e re të zgjedhjeve lokale një ‘Nullum Absolutum’.