Gjatë tre ditëve të protestës së madhe të gazetarëve është vënë re edhe një dhunë e shtuar e forcave policore ndaj gazetarëve që raportojnë në terren.
Natën e mbrëmshme u arrestua dhe u dhuna edhe kryeredaktori i “Koha Jonë”, Qamil Xhani, përpara redaksisë së gazetës në momentin që po fotografonte disa policë, që po dhunonin adoleshentë protestues.
Për të gjitha këto raste të dhunës ndaj gazetarëve, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që po zhvillon mëngjesin e kësaj të premteje.
Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.
I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri.
I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, nuk do të lejoj kurrë instalimin e modelit Lukashenko në Shqipëri”, deklaroi presidenti.