Meta i shkruan OSBE: Zgjedhjet janë shtyrë. KQZ të zbatojë dekretin

Presidenti Ilir Meta përmes një letre ka vënë në dijeni OSBE/ODHIR lidhur me dekretin e tij për anulimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën dërguar ndërkombëtarëve, Presidenti Meta bën me dije se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin, do të jenë nul dhe të pavlefshme.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor.

Dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Përpjekjet e Kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”,është shprehur Meta në letren për OSBE që monitoron proceset zgjedhore në vendin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme