Meta kundër arrogancës dhe ultimatumeve në politikë

Kreu i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim të të rinjve të partisë që drejton, nga ku theksoi se forca e tij politike nuk do të pranojë që më 18 qershor demokracia të bëhet kurban.

Duke u shprehur kundër arrogancës dhe ultimatumeve, Meta kërkoi që të gjendet një zgjidhje politike, me qëllim që të mos bëhemi trupi i Europës në vitin 2017, tha ai.

I veshur me atlete dhe xhinse, Ilir Meta doli para të rinjve të LRI-së për t’i garantuar se askush nuk mund t’ua marrë peng të ardhmen.

Duke iu referuar krizës aktuale, kreu i LSI-së kërkoi një zgjidhje të ndershme politike, për të mos u bërë turp i Europës në vitin 2017, siç u shpreh ai.

Të rinjtë ishin ata që rrëzuan diktaturën, theksoi Meta, ndaj, sipas tij, ata që nuk e njohën kurrë sistemin e kaluar, nuk kanë si të pranojnë një demokraci farsë.

Duke iu referuar 18 qershorit si data e zgjedhjeve, kreu i LSI-së nëvizoi se shqiptarët duan që atë ditë t’u jepet e drejta për të treguar cila është Shqipëria që duan.

Por demokracia nuk është spektakël me një protagonist të vetëm, rikujton Meta.