Meta merr lajmin e gëzueshëm për shqiptarët e Maqedonisë, rrugës për Kroaci

Lajmin për miratimin e shqipes si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, e ka marrë menjëherë sapo ka mbërritur në Ljubjanë.
Kreu i shtetit sapo ka zbritur në aeroport, ka ndarë me shqiptarët gëzimin për këtë lajm.

“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, – shkruan presidenti në një status në rrjetin social Facebook, teksa ka postuar një foto nga aeroporti i Ljubjanës, një udhëtim tranzit për në Kroaci ku Meta do të ketë një vizitë zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme