Meta mesazh partive politike: Klimë e papranueshme konfliktualiteti

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka folur për herë të parë për protestën e dhunshme të kuksianëve, kundër taksës së vendosur për të kaluar në rrugën e Kombit.

Meta është shprehur se çdo komunitet është në të drejtën e saj për të kërkuar llogari për nismat apo veprimet që merren ndaj tij.

Për Metën, klima politike në vendin tonë është e papranueshme, duke shtuar se të dyja palët, si mazhoranca po ashtu edhe opozita duhet të ulin gjakrat dhe të dialogojnë mes tyre.

Kreu i Shteti tha se opozita i ka mundësitë që të shfrytëzojë të gjithë instrumentet për të rritur kontrollin e parlamentit, ndërsa shtoi se duhen të shmangen konfliktet mes dy palëve.

“Jemi në një klimë të papranueshme konfliktualiteti. Qeveria të jetë më e interesuar. Opozita ka mundësi të shfrytëzojë instrumenta e saj për të rritur kontrollin parlamentar, ashtu si edhe maxhoranca të jetë më e interesuar për dialog me opozitën e grupet e interesit. Që të shmangen kështu shkaqet për konflikte, që nuk i shërbejnë demokracisë”, u shpreh presidenti pas interesimit të gazetarëve në mbyllje të një aktiviteti.

Opozita ka lajmëruar se do të kalojë në mosbindje civile, pasi sipas saj, qeveria po dhunon qytetarët, duke marrë si shembull rastin më të fundit atë të protestës së kuksianëve kundër vendosjes së taksës për këtë rrugë.

Ata dolën në protestë ditën e shtunë, ku të irrituar i vunë flakën kabinës ku bëhej pagesa nga 5 euro deri në 44 euro.

Për këtë rast, policia vuri në pranga 23 persona, ndërsa gjykata la të lirë vetëm 12 kuksianë, gjë për të cilin opozita bllokoi rrugët ditën e djeshme për disa orë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme