Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

“Konfirmoi se stabiliteti e siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve”, deklaroi sot kreu i LSI-së, gjatë një takimi me strukturat e partisë të Njësinë 5 të Tiranës.

Ndër të tjera, ai tha se “kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit. Njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish”, ka deklaruar kreu i LSI-së.