Meta – Zaev: Synojmë rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Presidenti Ilir Meta, në vijim të vizitës në Maqedoni, zhvilloi një takim të veçantë me Kryeministrin Zoran Zaev, në të cilin u shpreh besimi se në mbledhjen e ardhshëm mes dy Qeverive, që do të mbahet në në Pogradec, do të adresohen të gjitha këto çështje që lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e gjithëanshëm mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Meta përshëndeti angazhimet konkrete të Qeverisë së re për përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve ndër-etnike, por edhe të krijimit të një marrëdhënie sa më pozitive me vendet fqinje.

“Marrëdhëniet e mira ndër-etnike në Maqedoni janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha Meta.

Në vijim ai shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale dhe vendimtare për të ardhmen euroatlantike të të dy vendeve.

“Së bashku mund t’i rezistojmë e të përballojmë me sukses të gjitha sfidat e globalizmit me të cilat përballet rajoni ynë”, u shpreh Presidenti Meta.

Ai shprehu besimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE gjatë vitit 2018, si dhe e siguroi Kryeministrin Zaev mbi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev ndanë të njëjtin mendim lidhur me domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore, ku padyshim zbatimi i projekteve të përbashkëta në kuadrin e Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm.

Në këtë kuadër Presidenti Meta theksoi se me investime jo të jashtëzakonshme mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme