Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmëronë përdoruesit e WhatsApp lidhur me ekzistencën e një metode të re të mashtrimit, që nga ana e kriminelëve kibernetikë mund të shfrytëzohet për të marrë përmbajtjet e ndryshme të llogarive të përdoruesve.
Kjo metodë e mashtrimit përdoret nga kriminelët kibernetikë që mund të anashkalojnë opsionet e integruara të sigurisë në WhatsApp, ku më pas mund të hyjnë në llogarinë e përdoruesit të WhatsApp dhe ai të mos e vërej këtë.
Këtë “lëshim” në aspektin e sigurisë e ka zbuluar kompania CloudSEk, e për ekzistencën e këtij lloji të mashtrimit ka paralajmëruar përdoruesit përmes një kumtese në Facebook.
E lidhur me këtë deri më tani nuk janë deklaruar nga kompania, që ka miliona përdorues në mbarë botën.