Zv.kryeministri Izet Mexhiti bën thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi duke shtuar se qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. “Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione. Si Qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojmë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë”, shkruan Mexhiti. Ai më tej shton se i mbështesin të gjitha iniciativat publike që kanë për qëllim ruajtjen dhe avancimin e shqipes. /Alsat.mk