Gazetare: Linda Ebibi
“Parimisht balancuesi ishte në funksion të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë dhe përfaqësimit të drejtë të komuniteteve më të vogla në administratën shtetërore dhe publike. Për të qenë i sinqertë vitet e para kontribuoi për këtë dhe përmisoi imazhin e përkatësisë etnike në administratën publike dhe shtetërore, mirëpo viteve të fundit nuk ka qenë në funskion, por ka pasur kundër efekt sepse ka pasur shumë raste, që edhe pse balancuesi thotë se duhet të punësohet një shqiptar, turk apo maqedonas, njerëzit kanë bërë deklarata të rrreme për tu punësuar. Në nivel qendror mundeshte që maqedonasit të deklarohen si shqiptarë, në nivel lokal shqiptarët si maqedonas. Kështu që ‘balanseri’ është jashtë funksionit të tij. Kemi marrëveshje politike që kjo të rregullohet me Ligjin për përfaqësim të drejt, por edhe cilësor. Kjo do të thotë se nëse duhet të punësohet maqedonas, po do të punësohet, por më i kualifikuari, nëse duhet të punësohet shqiptarë, po, por më I kualifikuari, më i arsimuari, më i përgatituri do tu shërbej më mirë qytetarëve për nevojat e tyre, nesër e pasnesër,” Izet Mexhiti, zv. Kryeministër i Parë i RMV.
Në lidhje me ligjin për “branitellat”, Mexhiti tha se kolaicioni VLEN e ka bërë të qartë se ky ligj do të mbetet i bllokuar. Ai tha se kjo çështje është aktualizuar nga qeveria e kaluar dhe vlerëson se bëhet për pikë politike dhe shkon në drejtim të destabilizimit të proceseve dhe vet shtetit.
“Ne kemi qëndrim përfundimtar se nuk është mirë për proceset dhe për shtetin dhe nuk është në pritoritetet që të miratohet ligji tillë. Ai tani do të mbetet i bllokuar në komision që udhëhiqet nga llire Dauti, dhe presim që edhe aty të mbetet,” Izet Mexhiti, zv. Kryeministër i Parë i RMV.
I pyetur për kazinotë, Mexhit njoftoi se në seancën e radhës të Qeverisë që pritet të mbahet të martën, do të shfuqizohen kazinot online.
“Në seancën e ardhshme pritet që të shfuqizohen kazinotë online të ofruara në mënyrë të paligjshme, kështu që do të largojmë kazinot nga fëmijët tonë dhe shtëpitë tona. Pika tjetër, gjithashtu, lufta kundër kazinove që funksionojnë ilegalisht, që janë problematike jo vetëm në vend por edhe në rajon,” Izet Mexhiti, zv. Kryeministër i Parë i RMV.
Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Mexhiti tha se shumë deputet të opozitës duan të bëhen pjesë e qeverisë dhe kjo sipas tij do të ndodhë.
“Ka komunikim. Më shmë deputet nga opozita po komunikojnë dhe duan të jenë pjesë e mazhoprancës së re. Mendoj se, nuk e di datën, por do të ndodhë,” Izet Mexhiti, zv. Kryeministër i Parë i RMV. / alsat.mk