Mexhiti: Fetai mbetet ZVKM, Azir Aliu do të propozohet për ministër të Shëndetësisë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, para mbledhjes së koalicionit VLEN konfirmoi se Arben Fetai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, ndërsa për postin e ministrit të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu.
“Në kryesinë e VLEN-it është vendosur që Arben Fetai të mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për ministër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu. Për pozitat e tjera do të vendoset në ditët në vijim,” deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.
Pas largimit të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, bashkëpartiakët e tij, Arben Fetai dhe Azir Aliu, mbeten pjesë e këtij koalicioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme