Mexhiti: Kërçova përfundimisht do të ketë kolektor dhe stacion për trajtimin e ujërave të zeza

Qeveria miratoi propozim e Ministrisë së Mjedisit Jetësor për të zbatuar projekt që lidhet me ujërat e zeza në Kërçovë. Projekti përfshin rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Komunën e Kërçovës, ndërtimin e një sistemi kolektor dhe rrjetit sekondar të kanalizimit, lidhjen me impiantin e përhershëm të trajtimit, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

“E ndërmorëm këtë hap sepse qytetarët e Kërçovës e meritojnë këtë projekt, dhe meqenëse që në fillim u vunë re probleme me organizimin dhe kapacitetin e kontraktorit, u detyruam ta ndërpresim kontratën me kontraktorët të cilët, pavarësisht paralajmërimeve dhe takimeve të shumta, nuk treguan përparim të dukshëm dhe më 5.12.2024, kishin kaluar 21 nga 24 muajt e planifikuar të ndërtimit, dhe realizimi ishte vetëm 17 përqind. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor do të investojë mbi një miliard denarë, afërsisht 14 milionë euro në katër vitet e ardhshme, në zbatimin e këtij projekti përmes prokurimit publik shumëvjeçar. Këto mjete do të investohen në mbi 20 lokacione, përfshirë ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza Zajas – Kërçovë, i cili do të shtrihet nga Zajasi deri në hyrje të qytetit të Kërçovës”, tha Izet Mexhiti – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mjedisit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme