Mexhiti: Lufta kundër korrupsionit dhe për largimin e Grubit, ka qenë e drejtë

Koalicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të futur në listën e zezë ish zv.kryeministrin Artan Grubi por edhe gjykatësin Enver Bexheti. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, theksoi se e gjithë lufta që është bërë kundër korrupsionit por edhe brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e konfirmuan se janë partneri ynë i parë dhe më i rëndësishëm.

“Po të kishte pasur BDI-ja fuqi të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Artan Grubi asnjëherë nuk do të bëhej zv.kryeministër në Qeveri. Po të kishte pasur fuqi BDI-ja të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Ali Ahmeti do të dëgjonte kur i kërkonim të largonte dhe të përjashtonte Artan Grubin. Po të kishte fuqi Ali Ahmeti që ti ndalte hovin Artan Grubit, t’ia këpuste rrugën korrupsionit, t’ia ndalte Artanit rrugën e bashkëpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin, ndoshta BDI-ja as nuk do të shkonte në opozitë”, deklaroi Izet Mexhiti – LD/VLEN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme