Mexhiti: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

ZV.kryeministri i parë Izet Mexhiti takoi ambasadoren amerikane. “Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së Angela Ageler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë”, ka theksuar Mexhiti. Sipas tij me ambasadoren amerikane është diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik, mbështetjen e ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet e vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim. Biseduam gjithashtu për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara” , theksoi Mexhiti pas takimit me ambasadoren amerikane në Shkup. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme