Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, e cila do të mbahet nesër në orën 12:30.
“Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake. Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend”, shkroi Mexhiti.
Ai u bëri thirrje për ndërgjegjësim në vend të politizimit, duke theksuar se protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike duhet t’ i trajtojnë në tërësi./Alsat.mk.



