Mexhiti: Qeveria është stabile, punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi sot se edhe pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar, qeveria mbetet stabile dhe punon në interes të qytetarëve. Sipas Mexhitit Koalicioni VLEN dhe Qeveria kujdesen për hallet dhe dertet e qytetarëve, ndërsa të tjetër (duke aluduar në ASH-në) brengosen për BDI-në dhe Ahmetin, shkruan Alsat.

“Qeveria është stabile, Qeveria punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Ne brengosemi për qytetarët, që ata ta kenë më mirë, ata të tjerët brengosen dhe dëshirojnë që t’ia lehtësojnë Ahmetit. Mirëpo secili do të përgjigjet para strukturave të veta dhe në zgjedhjet që vijnë, zgjedhjet lokale. Për në prioritet mbi prioritetet janë qytetarët dhe votuesit tanë”, deklaroi Mexhiti, VLEN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme