
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti sot ka shpalosur përmes një videoje në facebook planin urbanistik për Çairin.
Për të udhëhequr këtë projekt ambicioz, është propozuar Bajram Vardar, i cili përshkruhet si një ekspert me përvojë, i shkolluar në universitete të mira në Turqi. Ai ka punuar si pjesë e ekipit të Presidentit Erdogan kur ishte kryetar i Stambollit, duke u cilësuar si “krahu i djathtë” i tij. Ideja është që Vardar të hartojë master planin e Çairit, duke shfrytëzuar përvojat e suksesshme të Stambollit dhe Bursës.
Qëllimi është krijimi i një mjedisi më të jetueshëm dhe adresimi i problemeve urbane, duke vendosur një kornizë zhvillimi afatgjatë për disa kryetarë të ardhshëm.
Masterplani do të detajojë zgjidhjet rrugore (kryesore dhe dytësore), shtimin e gjelbërimit dhe zhvillimin urbanistik të Çairit./Alsat.mk



