Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti derisa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Alesandar Vuçiq i cili tha se Kurti dëshiron që në Maqedoni ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin që pas zgjedhjeve të majit të udhëheqë me Maqedoninë, përkujtoi në shprehjen e vjetër: “mos e sjell punën me të vajtu Stambolli”.
“Po këto që kishin reagime të ashpra për përzierjen e Kurtit në Maqedoni, nuk i dëgjoj që të reagojnë për përzierjen e Vuçiqit në Maqedoni. Seriozisht pra, më vjen keq pra se ka një thënie në të kaluarën “Mos e bjer punën me të vajtu Stambolli”, por s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike. /Alsat.mk