Mianmar, shkon në 880 numri i të vdekurve nga ndërhyrja e ushtrisë ndaj kundërshtarëve të puçit

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar ndaj personave që kanë kundërshtuar puçin ushtarak ndaj qeverisë së zgjedhur të vendit është rritur në 880, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tri viktima të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga ndërhyrja e forcave të Mianmarit.

Numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 880, ndërsa i të arrestuarve në 5.104.

Ndërkohë, aktualisht ekzistojnë urdhra arresti për 1.965 persona.

Nga ana tjetër, pohohet se të paktën 20 ushtarë nga ushtria e Mianmarit janë vrarë më 22 qershor në përleshjet me Forcën Popullore të Mbrojtjes (PDF), themeluar nga kundërshtarët e grushtit të shtetit në rajonin Sagaing.

Duke folur në mënyrë anonime për gazetën Myanmar Now, një anëtar i PDF-së deklaroi se ushtria e Mianmarit shënjestroi civilë me armë të rënda për tri ditë në dy rrethe të rajonit.

Anëtari i PDF-së pohoi se kanë vrarë të paktën 20 ushtarë në sulmet kundër ushtrisë së Mianmarit. Ndërkaq, ushtria nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth përleshjeve ose viktimave.

OKB: 230 mijë njerëz të zhvendosur

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se numri i civilëve të zhvendosur për shkak të përplasjeve midis ushtrisë dhe grupeve kundër grushtit ushtarak në Mianmar është rritur në 230.000.

Në deklaratën e bërë nga Zyra e Koordinimit të Ndihmave Humanitare pranë OKB-së thuhet se numri i njerëzve që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë larguar në zonat malore dhe pyjore në provincën Karen është rritur nga 103 mijë në mbi 177 mijë.

Deklarata thekson se 20.000 civilë janë strehuar në rajonet në kufi me Indinë.

Po ashtu thuhet se afërsisht 230 mijë civilë gjithsej kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për ndihmë si pasojë e përplasjeve që kanë vazhduar që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit.

– Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grushtit të shtetit me kërkesën për kthimin e demokracisë, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë përdorur dhunë për t’i shtypur ato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme