Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, përmes rrjeteve sociale informoi se grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshim të rregullave ligjore, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

“Sot si grupe parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kemi paraqitur kërkesë për mbajtjen e dëgjimit publik me qëllim të analizimit dhe konstatimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. Presim mbështetje nga të gjithë deputetët dhe tejkalimin e problemeve sistematike me të cilat po ballafaqohemi vitet e fundit”, thuhet në postimin e Micevskit në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme