Michelle Obama ka bërë një rrëfim të pazakontë për bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama.
Ish-zonja e Parë u shpreh se ndërkohë që ajo mundohej e stërmundohej për të gjetur fustanet e duhura në darkat zyrtare, i shoqi kishte veshur të njëjtin kostum për tetë vite rresht.
Michele rrëfeu se ishte habitur që askush nuk e kishte vënë re se Obama kishte veshur të njëjtin smoking në darkat shtetërore.
53-vjeçarja zbuloi sekretin e Obamas të martën në konferencën botërore të Apple në San Jose
Michelle gjithashtu tregoi se burri i saj është ‘krenar’ që vishte të njëjtën kostum.