Kjo foto e ish-zonjës së parë të Amerikës gjatë pushimeve është bërë hit në internet vetëm pak pas publikimit të saj ne rrjetet sociale. Imazhi tregon Michelle, e cila shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyrale, kaçurrela, të pakrehura.
Stilisti i saj ka thënë më parë se Michelle i ka mbajtur përherë flokët natyrale dhe se mezi priste të largohej nga posti i zonjës së parë, për t’u rikthyer “në zonën e rehatisë”./Magazina.al/