Mickoski akuzon për politizim të protestës së studentëve shqiptarë

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi opozitën se kanë tentuar t’i japë ngjyrime politike protestës së studentëve shqiptarë. Mickoski tha se në protestë morën pjesë zyrtarë të lartë të opozitës dhe për këtë e ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar.


“Gjithashtu është fakt se dje pamë një numër të madh të aktivistëve dhe funksionarëve të lartë opozitar që ishin në protestë dhe i dhanë konotacion politik. Ne për këtë informuam aleatët tanë edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian për përpjekjen e opozitës që në një farë mënyre të bëjë destabilizim dhe kjo nuk gjeti miratim nga një pjesë e përfaqësuesve ndërkombëtar”, deklaroi
Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ndërkohë edhe BDI-ja thotë se e ka njoftuar faktorin ndërkombëtar. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Bujar Osmani, Qeveria po tenton ta shtrembërojë natyrën e protestës.

“Sot informova përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e Qeverisë për të paraqitur në mënyrë të shtrembëruar natyrën e protestave studentore, duke i etiketuar ato si të motivuara partiakisht dhe duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend. Theksova se këto përpjekje për të orientuar gabimisht partnerët ndërkombëtarë nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave ekzistuese”, tha Bujar Osmani, Nënkryetar i BDI-së.

  • Informova ndërkombëtarët për përpjekjet e Qeverisë për të shtrembëruar natyrën e protestave studentore
  • Këto përpjekje nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve

Nga ana tjetër LSDM-ja opozitare i sugjeron kryeministrit Mickoski që të ankohet për vetveten në NATO e BE, për siç thonë ndarje e destabilizim.

“Problem është fakti që inspiratorë kryesorë të të gjitha ndarjeve janë Mickoski dhe Qeveria. I sugjerojmë Mickoskit që të ankohet për veten në NATO dhe në BE, sepse po e destabilizon situatën në shtet. Këto çështje ishin të mbyllura, por qëkur Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-së është në pushtet, sërish hapen çështje të ndarjeve”, deklaroi Jovana Trençevska, Nënkryetare e LSDM-së ./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme