Mickoski: Askush nuk do të shantazhohet apo zhvatet

Nëse VMRO DPMNE fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, atëherë sipas Mickoskit, politikanët do të jenë shërbëtorë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Në emisionin “360 gradë” ai tha se askush në këtë vend nuk do të shantazhohet dhe zhvatet më.

– Advertisements –

“Si kryetar partie jam ftuar nga ata kryetarë komunash që të marr pjesë në ngjarje të tilla. Konkretisht në takimet me komunitetet e biznesit e kështu me radhë, sepse njerëzit ankohen, njerëzit kanë shumë probleme. Edhe sot e kësaj dite tregojnë si u kanë kërkuar zhvatje, si janë shantazhuar e kështu me radhë. Dhe e them publikisht se askush në këtë vend nuk do të shantazhojë, kërcënojë apo zhvat më. Politikani duhet të merret me politikë dhe të ofrojë sepse është i zgjedhur nga qytetarët. Biznesmeni le të punojë, politikani është ai që duhet të jetë në shërbim të tij”, është shprehur Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme