BDI është e frikësuar nga e kaluara korruptive e funksionarëve të tyre. Kështu kryeministri Mickoski i komentoi akuzat e integristëve lidhur me pozitën e shqiptarëve në shtet. Mickoski sot tha se BDI bën mirë t’i kthehet agjendës së gjelbër.
“Sa më shumë funksionarë të BDI-së kapen me krim gjatë kohës kur kanë kryer detyrat e tyre në të kaluarën, aq më tepër ashpërsohet kjo retorikë pasi frika është e madhe, por ne punojmë dhe dëshmuam se punojmë në mënyrë joselektive dhe kështu do të vazhdojmë. Për këtë Qeveri, çdo kilometër katror është i rëndësishëm pavarësisht se a jetojnë shqiptarë, maqedonas, romë, turq e të tjerë. Pa dallim nëse atje kryetar i Komunës është nga VLEN, VMRO, ZNAM, BDI apo LSDM apo ndonjë i pavarur, interesi ynë janë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, politike dhe fetare. Kaloi koha e ndarjeve të tilla, i kuptoj në mungesë të ideve dhe kreativitetit, ndërsa të frikësuar se shohin se po përgjigjen para ligjeve ata imponojnë tema të tilla. Është mënyra e tyre e politikbërjes, mendoj se është e gabueshme. Do t’i bëja thirrje të kthehen tek platformat e agjendës së gjelbër kur bënin vrap në Vodno, ndoshta gjatë atij vrapimi të tillë do t’ju kthjellohej truri dhe do të japin ndonjë ide cilësore”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Zëvnedëskryeminsitri i parë Izet Mexhtit tha se Ali Ahmeti nuk ka kredibilitet moral të flasë për përfaqësim dinjiotoz të shqiptarëve pasi ai është shkaktari kryesor për largimin e rinisë shqiptare nga vendlindjet e tyre
Reagimet e Mexhitit dhe Mickoskit erdhën si përgjigje për akuzat e Ahmetit që bër pas takimit me presidentin shqiptar./Alsat.mk