Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit deklaroi se kjo që po ndodhë sot në Maqedoni nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Sipas tij rritja e çmimeve të derivateve të naftës është një goditje e lartë sociale mbi qytetarët në të gjitha pikëpamjet, mbi të punësuarit, të papunësuarit, bujqit, industrinë dhe ekonominë.
“Qeveria urgjentisht duhet të heq gjysmën e akcizës për derivatet e naftës dhe të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së që është bllokuar në Kuvend. Qeveria të ulë edhe TVSH-në për ushqimet. Në vend të 5% të shkallës së tatimit për ushqime, të bëhet 0%”, shkruan Mickoski në Facebook.