Mickoski dhe Ahmeti janë kthyer në vitin 2001, ka komentuar edhe Kovaçevski

Gazetar: Lluka Andreev

Udhëheqësit e partive e kanë kthyer konfliktin ushtarak të vitit 2001, si temë konfrontimi të ndërsjellë. Gjithçka filloi pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndau se UÇK-ja e fitoi konfliktin dhe kështu luftën me Rusinë do ta fitojnë edhe ukrainasit. Menjëherë ka ardhur një koment nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se ai ka qenë vullnetar në vitin 2001 dhe se nuk e ndjen se Ahmeti është “fitues në luftë”. Por, një përgjigje e re ka ardhur nga tribuna e BDI-së në Tetovë.

Mickoski nuk mbeti borxhli. Mëngjesin e sotëm ndau fotot e tij me armë në dorë nga periudha e konfliktit, duke shtuar se “Aliu mund t’i tregojë fabula për vitin 2001, vetëm Kovaçevskit”. Lideri i socialdemokratëve i ka komentuar edhe deklaratat e Mickoskit për konfliktin ushtarak në intervistën e djeshme për “360 Gradë”.

“Më ka befasuar deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, dhe ajo në pjesën ku thotë se si ka qenë vullnetar dhe ka fituar luftë, që do të thotë se së shpejti do të fillojë të garojë se sa njerëz ka vrarë në një lloj konflikti ushtarak. Në anën tjetër, LSDM ka propozuar një shqiptar për nënkryetar të Qeverisë, i cili është nënkryetar i partisë sonë politike”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Sipas Kovaçevskit, VMRO-DPMNE aktualisht është në garë me të Majtën se kush do të bëjë një “deklaratë më populiste”./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme