Mickoski dhe Mexhiti takuan drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve Arsim Idrizin me qëllim që Qeveria të gjejë një zgjidhje për pagesën e pagave të prapambetura prej 5 muajsh të punonjësve të Inspektoratit

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti takuan sot drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve Arsim Idrizin dhe disa nga punonjësit. Siç njoftoi Mickoski, takimi u realizua me qëllim që Qeveria të gjejë një zgjidhje për pagesën e pagave të prapambetura prej 5 muajsh të punonjësve të Inspektoratit.

“Pas harmonizimit të ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve me ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, punonjësit do të mund të marrin pagë. Meqenëse kjo është një çështje që lidhet me Badinterin, presim që të gjitha partitë politike në Parlament të veprojnë në mënyrë racionale dhe konstruktive, pa bllokime dhe pa përpjekje për abuzim politik të kësaj çështjeje, e cila ndikon drejtpërdrejt në jetesën e familjeve të punonjësve në Inspektorat” ka shkruar Mickoski.

Në takim është vendosur që të formohet një grup pune për të bërë riorganizimin përfundimtar të Inspektoratit me kompetencat e tij. Takimi i Mickoskit dhe Mexhitit erdhi pas protestës së punëtorëve të cilët pos rrogës, prej 5 muajsh kanë të bllokuar edhe sigurimet shëndetësore dhe ato pensionale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme