Mickoski do të propozojë zgjerimin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

Së shpejti do të ketë përbërje të re të Komitetit ekzekutiv dhe do të ketë katër nënkryetarë. Mirëpo, lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, nuk i tregon emrat, por thotë se do të ketë zgjerim dhe se do të ketë njerëz të ri.

– Advertisements –

“Tani jemi në riorganizimin e brendshëm të partisë, të hënën kemi  komitetin qendror, do të dal para anëtarëve të KQ me përbërjen e re të Komitetit ekzekutiv, do të ketë zgjerim, do të ketë njerëz të ri në ekzekutiv, do të ketë disa që kanë qenë , do të jenë diku 28-29. Do të ketë zgjerim në pjesën e nënkryetarëve, nga dy në katër, andaj vlerësoj se do të ketë kapacitet vërtet serioz shtetëror, i cili mund të jetë një alternativë së bashku me ekipin e bashkëpunëtorëve strategjik. Pasi t’i formojmë organet e partisë, do të dalim me plan të qartë, përndryshe çdo ditë është padyshim ditë për ne kur duhet të bëjmë presion dhe për këtë kemi ofruar ndryshime në Ligjin e Qeverisë në parlament”, është shprehur Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme