Mickoski ende pa kundërkandidat për të parin e partisë

Në të njëjtën ditë, po më 12 dhjetor, edhe VMRO-DPMNE-ja do të zgjedhë kryetarin e saj në Kongresin e rregullt të partisë, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Deri tani nuk ka kandidat tjetër në garë me kreun aktual Hristijan Mickoski dhe nuk ka paralajmërime nga ndonjë kandidat i dytë.

Nga Manastiri, ku qëndroi për vizitë me kreun e ri të komunës nga radhët e partisë së tij, Mickoski thotë se inkurajon bashkëpartiakët të paraqiten në këtë garë.

“Unë këtë javë do të dorëzojë kandidaturën për Kongresin e rregullt të VMRO-DPMNE-së i cili do të mbahet më 12 dhjetor kurse secili anëtar i VMRO-DPMNE-së, secili qytetar që i plotëson kushtet sipas statutit të partisë, e ftoj të paraqitet dhe të dorëzojë kandidaturën e tij”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme