I pyetur se a do të bashkëpunojë me frontin opozitar shqiptar, i cili është paralajmëruar nga Lëvizja BESA, Alternativa dhe partia e re e Izet Mexhitit, kreu i VMRO-DPMNE-së tha se ka komunikime dhe hapësirë për bashkëpunim.
Ai ka shtuar se grupi i konsoliduar i politikanëve dhe subjekteve politike që do të ballafaqohen me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalë me rezultat të shkëlqyer.
Sipas Mickoskit fronti opozitar shqiptar do të jetë fituese në bllokun shqiptarë. /Alsat.mk