Mickoski: Grubi u arratisë në mënyrë qyqare/ Kemi indikacione se janë në rajon, duhet të përballen me drejtësinë

“Urdhër-arresti është dërguar dhe tani vendet që janë partnerët tanë duhet të përgjigjen se ku është Artan Grubi. Nuk e di nëse Nikola Gruevski është arratisur me një automjet diplomatik apo jo, nuk kam një pasqyrë të tillë të hetimit. Por, po, kur bëhet fjalë për Artan Grubin, ai vetë ose personi që e shoqëroi ose e transportoi atë, pra një konsull nderi i një vendi, u largua nga Maqedonia me një automjet me targa diplomatike dhe më pas ai person është thirrur për një intervistë informative”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si i ftuar në lajmet qendrore të televizionit ALSAT M.

Mickoski theksoi se Grubi u arratis në mënyrë qyqare, por si shtet po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar që të arratisurit nga drejtësia të sigurohen dhe të kthehen në shtëpi.

“Do të thoja se nuk është vetëm Artan Grubi që është arratisur, ka edhe disa të tjerë që kanë ikur nga drejtësia dhe kjo për mua është një mënyrë shumë e keqe, do të thoja një mënyrë frikacake për të vepruar. Por është ajo që është, tani ne si shtet do të përpiqemi që gjithçka që është në fuqinë tonë për t’i siguruar këta të arratisur nga drejtësia dhe për t’i sjellë në shtëpi”, tha Mickoski.

Ndërkohë I pyetur nëse ka ndonjë informacion se ku mund të jenë këta njerëz, Kryeministri Mickoski tha se ka të dhëna për të gjithë ata, duke shtuar se disa njerëz janë në rajon dhe disa më larg. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme