Mickoski hedh poshtë pretendimet: Nuk do të kandidoj për president

Kryeministri i Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të kandidojë për president të shtetit, duke hedhur poshtë spekulimet se propozimi i tij për përfshirjen e diasporës në votimin elektronik lidhet me ambiciet e tij politike. Ai sqaroi se ideja për mundësimin e votimit elektronik për diasporën, duke nisur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2029, nuk ka të bëjë me ndonjë synim për të kandiduar për postin e presidentit.

“Shoh se ka spekulime publike se propozimi im për përfshirjen e diasporës në votimin elektronik, duke filluar me zgjedhjet presidenciale në vitin 2029, lidhet me ambicien time për të kandiduar për president. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, dua ta bëj të qartë se nuk do të jem kandidat. Pas përfundimit të mandatit tim si kryeministër, do të kthehem në universitet, midis studentëve. Nuk do të kandidoj për kryeministër, as për kryetar shteti, sepse nuk kam ambicie apo dëshirë për një pozicion të tillë”,deklaroi Mickoski.

The post Mickoski hedh poshtë pretendimet: Nuk do të kandidoj për president appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme