Mickoski i beson atdhedashurisë së Ivan Stoilkoviqit për Maqedoninë e Veriut

Mandatari Hristijan Mickoski i beson atdhedashurisë së Ivan Stoilkoviqit për Maqedoninë e Veriut. Bindjet e tij pro ruse, pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Moskë dhe mungesa certifikatës së sigurisë nuk do ta pengojnë Stoilkoviqin për të kryer detyrën e ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, aq më pak sipas Mickoskit ai nuk do të mund t’i shtrij bindjet dhe ndikimin e tij në Qeveri.

“Unë i besoj sinqeritetit dhe korrektësisë së tij dhe pozicioneve të tij pro atdhetare. Sa i përket certifikatës së sigurisë unë mund të ju numëroj një grup funksionarësh të cilët nuk kanë pasur certifikata por ishin anëtarë të Qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Mandatar për kryeministër.

Mickoski tha se pret nga çdo anëtarë i Qeverisë të ketë bindje në përputhje me interesat atdhetare dhe ruajtjen e partneritetit strategjik me NATO-n dhe BE-në. Komentet e koalicionit VLEN për propozimin e Stoilkoviqit, Mickoski i cilësoi si deklarata demokratike.

“Unë si mandatar nuk i komentoj propozimet e partive tjera politike. E mira e demokracisë është që t’i lejojmë partitë tjera politike t’i komentojnë propozimet e mia”, shtoi Hristijan Mickoski, Mandatar për kryeministër.

Në maj të vitit kaluar, Stoilkoviq mori pjesë në Samitin e 11 të Sigurisë në Moskë në shoqëri të drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodiq. Në fotografinë kolektive duket edhe shefi i Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Sergej Naryshkin. Stoilkoviq njihet edhe për mik i afërt i ish agjentit serb, Goran Zhivaljeviq i cili më 27 prill të vitit 2017 ishte futur gjatë dhunës në Kuvend, incident diplomatik pas të cilit u tërhoq nga BIA serbe.

Ditë më parë, Fronti Evropian akuzoi koalicioni VLEN se Marrëveshjen e Ohrit po e lë në duar të një serbi, përkatësisht institucionin i cili nga Sekretariat për Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2019 u bë Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

VLEN, respektivisht Izet Mexhiti akuzat e Frontit Evropian i quajti manipulime propagandistike duke shtuar se Stoilkoviq nuk do ta ketë në duar fatin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se ministria me të cilën udhëheq ai ishte propozuar të formohej në vitin 2008.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme