
Gazetare: Fatlume Dervishi
Kryeministri Mickoski është i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe ja bëri të ditur kreut të Besës Bilall Kasami se është ai që vendos për ministrat e qeverisë. Mickoski ashpër dhe prerë u përgjigj në pyetjen cili do të jetë vendimi i tij nëse Besa kërkon shkarkimin e Limanit.
“Unë nuk kam kështu informatash. Unë jam i kënaqur me punën e ministrit Fatmir Limani dhe mendoj se është vlerë e shtuar në Ministrinë e Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatar i qeverisë dhe unë e formoj qeverinë. Nëse dikush e ka harruar këtë, ja, të ja kujtojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Po aq direkt dhe ironik ishte Mickoski edhe kur ju kërkua të konfirmojë pretendimet e Kasamit se ministri i Drejtësisë Igor Fillkov mund të përfshihet me rikonstruimin e qeverisë që parashihet të bëhet der inga mesi i këtij viti.
“Nuk e di. Ndoshta për këtë duhet ta pyetni Bilall Kasamin”, u përgjigj Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Fillkov u bë subjekt i kritikave të partive shqiptare, pasi refuzoi peticionin e studentëve shqiptarë për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe. /Alsat.mk



