Mickoski: Jo presion ndaj kushtetueses

Kryeministri kërkon që të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Mickoski thotë se nuk kontestohet i gjithë ligji por vetëm pjesa e gjyqësorit. Ai vlerëson se duhet të respektohet mendimi i Komisionit të Venecias me qëllim që sipas tij ligji të zbatohet pa kontestime. Ligji për Gjuhët është në rend dite në Kushtetuese në dhjetor.

“Edhe Komisioni i Venecias thotë se kjo nuk është e zbatueshme dhe për këtë shkak është mirë të mos qëndrojë në ligj. Por Qeveria e Zoran Zaevit atëkohë, e inspiruar nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe të tjerët vendosën të shkojnë me forcë dhe e dini se çfarë ndodhi atëherë kur Talat Xhaferi hidhte amandamentet dhe nuk e dëgjonte Komisionin e Venecias e cila ju rikujtoj, këtë duhet opinioni ta dijë, është kusht sipas metodologjisë së re të kornizës negociuese e cila është kërkesë personale e presidentit Makron. Ose jemi për Europë ose nuk jemi. Nuk është kjo tavolinë suedeze për mëngjes e të marrim çfarë të duam”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme