Mickoski: Le të thotë qeveria çfarëdo date për zgjedhje

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot i bëri thirrje qeverisë të ofrojë çfarëdo date për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në pranverë, shkruan Alsat.

Ai përsëri bëri thirrje në raundin e dytë të votimit për kreun e ri të shtetit, të votohet edhe për përbërjen e re parlamentare, në fakt atë ditë të ketë zgjedhje të dyfishta.

Mickoski gjithashtu komentoi ardhjen e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Shkup nesër.

Ai i bëri thirrje asaj të lejojë fillimin e pakushtëzuar të negociatave të pranimit për anëtarësim.

“Unë pres që Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, të dalë me një qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, megjithëse jam i vetëdijshëm për shumë mangësi që kemi në shtëpi, për shkak të dështimit të qeverisë së korruptuar të LSDM-së dhe BDI-së”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme