Kryeministri Hristijan Mickoski, ekskluzivisht për Alsat shprehu pritjet e tij që Ligji për përfaqësim të drejtë të miratohet nga Qeveria më së voni më 24 qershor, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit të Venecias. Pas kësaj, do të pasojë miratimi i tij nga Parlamenti, shkruan Alsat.
“Pres që të miratohet në njërën nga seancat e ardhshme qeveritare, jo më vonë se 24 qershori, dhe pastaj do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias që ata të japin mendimin e tyre dhe pastaj, nëse gjithçka është në rregull, do ta dërgojmë në Parlament në mënyrë që të miratohet dhe politikanët që po përpiqen të shkaktojnë polarizim etnik nuk do të kenë më temë”, tha Mickoski. /Alsat.mk