Mickoski mbanë fjalimin e fundvitit, ja çka tha

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij për Vitin e Ri para qytetarëve tha se në gjashtë muajt e fundit u bënë një sërë hapash që stabilizuan ekonominë dhe çuan në rritjen e dëshiruar prej 3%.

“Vitin e ardhshëm planifikojmë rritje edhe më të madhe.

Punësuam 300 të rinj mjekë specialistë, kopshte të reja, shkolla, salla sporti, tuba uji. Mbështetjen më të madhe e kemi për kultivuesit e duhanit, prodhuesit e orizit.

Ne kemi hapur një front për të luftuar krimin dhe korrupsionin me prova dhe pa hezitim. Kemi ende shumë punë për të bërë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri.

Në vitin 2025, Mickoski thotë se Qeveria do të jetë e fokusuar në integrimin në BE dhe zbatimin e reformave për anëtarësim.

“Viti i Ri i mbarë dhe i suksesshëm, i mbushur me shëndet, lumturi dhe shumë dashuri. Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, tha Kryeministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme